Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e dytë eliminatore të Evropianit që po zhvillohet në Baku.
Ishin pikërisht pritësit e turneut, Azerbaxhani që mposhti 5:0 kuqezinjtë në një ndeshje të dominuar totalisht prej tyre.
Kjo ishte humbja e dytë për Kombëtaren e futsallës, e cila po zhgënjen totalisht dhe është larg pritshmërive pasi zhvilloi fazën e parë eliminatore në mënyrë të shkëlqyer.
Kuqezinjtë do të luajnë edhe ndeshjen e fundit në grup kundër Bosnjes, por që tani janë të eliminuar nga ky turne.