Një sërë shpërthimesh të fuqishme tronditën Londrën këtë pasdite, ndërsa një tym i zi filloi ta mbushte qiellin.
Në pamjet dramatike, retë e tymit të zi u ngritën mbi dyqanet afër Stacionit Kenton në Harrow.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës konfirmoi për The Mirror se u thirrën në incident dhe thanë se shpërthimet u shkaktuan nga një kamion që mori flakë.
Andrezs Bania, 53 vjeç, filloi të incizonte sapo dëgjoi shpërthimin e parë rreth orës 13:00 këtë pasdite, transmeton Gazeta Express.
Ai përshkroi se dëgjoi një “shpërthim të madh” që “dridhi dritaret”. Zjarrfikësit thonë se incidenti është nën kontroll.

Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...