Një DJ britanik është dënuar me një vit burg pasi luajti ezanin në një klub nate në Tunizi.
Londinezi DJ Dax J u akuzua me sjellje të pahijshme publike dhe fyerje të moralit publik nga një gjykatë tuniziane, por ai kishte arritur të largohet nga vendi para vendimit, transmeton portali arbresh.info.
Pasi u publikuan pamje të ngjarjes gjatë fundjavës që u mbajt në Festivalin Orbit, u nxit zemërim nëpër mediat sociale dhe klubi i natës u mbyll, raporton BBC.
Video tregon njerëzi duke vallëzuar me muzikë të luajtur nga dy DJ, duke përfshirë një version të valles ku përfshihej thirrja për namaz, akti fetar ky që kryhet nga myslimanët pesë herë në ditë.
Organizuesit e festivalit Orbit kanë kërkuar falje në faqen e tyre zyrtare në Facebook, por nuk kanë marrë përgjegjësinë për luajtjen e muzikës ofenduese./Arbresh.info
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë