
Lorik Cana (Albanien 5) Portrait / Fussball, Freundschaftsspiel, Laenderspiel, Testspiel, Saison 2015-2016 / 29.03.2016 / Luxemburg - Albanien (Luxembourg vs Albania) / Stade Josy Barthel, Luxemburg / PUBLICATIONxNOTxINxLUX Lorik Cana Albania 5 Portrait Football Friendly match Country game try out Season 2015 2016 29 03 2016 Luxembourg Albania Luxembourg vs Albania Stade Josy Barthel Luxembourg PUBLICATIONxNOTxINxLUX
Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka mbajtur sot një ligjëratë në Kolegjin AAB, ku ka thënë se për të qenë i suksesshëm në një fushë duhesh domosdo ta kesh pasion.
Ish lojtari i famshëm me prejardhje nga Gjakova, i cili karrierën e tij e ka filluar në Paris, Saint German foli për jetën e tij, shkollimin, periudhën e vështirë të të qenit refugjat, lidhjen e tij të fortë me Kosovën dhe Shqipërinë dhe pa dyshim edhe për futbollin dhe karrierën e tij. Ai foli edhe për fondacionin e tij, Lorik Cana 5 dhe punën që ky fondacion bën.
Cana rrëfeu edhe për fillimin e karrierës së tij dhe vështirësive që i ka hasur rrugës.
“Unë nuk e kam pas prej fillimit zgjedhje me u bo sportist, por duke e parë babain që ka qenë futbollist, ai më tha që ti do bëhesh futbollst. Kështu që ose do bëhesha futbollist ose do bëhesha futbollist, nuk kisha shumë zgjidhje. Por për të qenë i suksesshëm në një fushë duhesh domosdo ta kesh pasion. Unë e kisha futbollin pasion,” tha Cana para të pranishmëve.
I pyetur se nëse do e merrte një ofertë të zëvendësonte trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, pa marrë parasysh nëse tifozët Dardanët do ishin kundër si do reagonte, Cana tha se ai dardan është edhe vetë duke lënë të kuptohej përgjigjja.
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...