Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka deklaruar se Qeveria Rama e ka humbur besimin e popullit dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
I ftuar në News24, ministri Vasili theksoi se nuk është asgjë e jashtëzakonshme shtyrja e zgjedhjeve dhe për këtë ka precedent në të kaluarën.
“Nuk është ndonjë problem shtyrja e datës se zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën kur ka vullnet politik. Berisha i shtyu zgjedhjet në 2007-ën edhe pse ai i humbi ato, por ama fitoi stabiliteti i vendit”, tha ministri i Drejtësisë.
Sa i përket vettingut dhe reformës në drejtësi, Vasili tha: “Ai që po bllokon arritjen e zgjidhjes së krizës politike duke tentuar të dërgojë zgjedhje pa opozitën, apriori bllokon edhe reformën në drejtësi dhe këto të dyja janë pashmangshmërisht të lidhura. Prandaj bëjmë thirrje që Kryeministri si institucion duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën