Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane mbi forcat siriane, por tha se kjo nuk është e mjaftueshme dhe bëri thirrje për masa shtesë.
“Përshëndes këtë masë pozitive dhe konkrete. Mendoj, megjithatë se kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshironi rezultate të rëndësishme, koha është që të ndërmerren masa për mbrojtjen e popullit të shtypur sirian”, tha Erdogan në një fjalim në jug të Turqisë.
SHBA në mëngjes me urdhër të presidentit Donald Trump kryen sulme ajrore në Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me gaz helmues për të cilin dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit Bashar al Asad.
“Dëshiroj të jem i qartë. Derisa fëmijët të vriten në botë, askush nuk mund të ndihet i sigurt dhe në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se është e domosdoshme që të vendosen zona të sigurisë në të cilat nuk do të ketë terror.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka bërë të ditur se analizat e para të bëra në Turqi tregojnë se viktimat e sulmit të forcave të Asadit ishin të ekspozuara ndaj sarinës, i cili është gaz i fortë neuro-toksik.
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës