Prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata kompetente që ta legjitimojnë paraburgimin e tetë personave të dyshuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e qytetit, Shën Petersburg.
Në këtë sulm janë vrarë 14 vetë, përfshirë sulmuesin, dhe plagosur afro 50 të tjerë.
Të gjithë të dyshuarit janë nga shtetet e Azisë Qendrore dhe të gjithë e kanë kundërshtuar involvimin e tyre në sulm.
Policia e ka indentifikuar personin uzbek të lindur në Kirgizi, Akbarjon Jalilov, që ka shtetësi ruse, si të dyshuarin kryesor në sulmin në metron në Shën Petersburg. Ky person 22 vjeçar, është vrarë nga ekpslodimi të cilin e ka shkaktuar vetë.
Autoritetet besojnë se ai ishte radikalizuar nga ekstremistët islamikë.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...