Rreth orës 10 35 minuta, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë, e cila bënte me dije se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda në oborrin e saj.
Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës.
Më pas dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalen nën masën e arrestit policor.
Ndërkaq, rreth orës 11:50 minuta, një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Edhe në ketë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarrvënie. Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...