Meghan Markle aktualisht është në një lidhje me princin Harry, dhe ka zbuluar nofkën që i kanë vendosur njerëzit e saj të afërm.
35-vjeçarja ka treguar disa detaje të jetës së saj në blogun The Tig, ku ka shkruar për planet dhe dëshirat për këtë vit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve Meghan thotë: “Nofka ime është Meg, MM, M&M dhe Lule (kështu më ka thirrur mamaja që e vogël)”.
Ajo nuk tregoi se cilën prej këtyre nofkave përdor Princi Harry, apo nëse ata kanë emrat e tyre privatë që përdorin për njëri-tjetrin. Ndërsa princi Harry e quajti veten “xhaxhi i shokuar” (Funcle) në lindjen e princit George, sipas The Telegraph.
Meghan ka treguar dhe detaje të tjera nga jeta e saj, në një artikull të quajtur “Biseda me Meghan Markle”.
Duke reflektuar për jetën ajo shkruan: “Ndihem mjaft e lumtur, e gëzuar dhe e kënaqur që kam gjithçka që do të doja. Më shumë surpriza, aventura, mundësi për tu rritur, ditë të mbushura me të qeshura, ushqime të mrekullueshme dhe më shumë frymëzim. Gjithmonë e më shumë frymëzim”.
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën