Policia konfiskoi sot në brigjet e Belgjikës 1,25 ton kokainë me vlerë tregu rreth 60 milionë euro, njoftoi sot Prokuroria e Bruzhit.
«Droga ishte ndarë në 25 pako që përmbanin secila 50 kilogramë kokainë, të hedhura në ujërat territoriale belge », saktësoi Prokuroria, cituar nga agjencia e lajmeve «Belga».
«Autoritetet nuk kanë identifikuar anijen që ka lëshuar në det të hapur sasinë e pakove që mendohet se do të mblidheshin me anije të vogla », sipas së njëjtit burim.
Asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar në këtë fazë të hetimit ndërsa sasia e drogës është shkatërruar, sipas Prokurorisë, përcjell Atsh.
Ishte ekuipazhi i një anije daneze që pikasi të dielën pasdite pako të dyshimta që pluskonin në det duke njoftuar menjëherë autoritetet. Prokuroria konstatoi se vlera e rishitjes së kësaj sasie droge në Belgjikë varion rreth shifrës 60 millionë euro.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE