Situata në Maqedoni po karakterizohet nga kriza politike dhe forcat qeveritare duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.
Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në interpelancë që u thirr nga deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, mbi ngjarjet e Kumanovës në Maqedoninë fqinje, transmetojnë medie nga Tirana.
Për ministrin Bushati, Marrëveshja e Ohrit, cilësohet si baza e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndëretnik në Maqedoni, madje zbatimi i saj nuk është aspak bllokadë.
“Procesi i demokratizimit të shoqërisë në Maqedoni është një proces i brendshëm i tyre, ndaj dhe si i tillë nuk mund të ndërhyhet nga jashtë”, theksoi ministri Bushati, i cili më pas bëri të ditur se “Shqipëria është gjithnjë në mbështetje të qëndrueshmërisë politike e sociale në vendin fqinj”.
Deputetja demokrate i konsideroi ngjarjet e ndodhura në qytetin shqipfolës të Maqedonisë si një ndodhi që kërkon hetim ndërkombëtar, pasi edhe sot e kësaj dite, ende nuk dimë shkaqet që çuan në pasjen e asaj përplasjeje të armatosur mes një grupi luftëtarësh nga Kosova dhe forcave speciale të qeverisë së Shkupit. Doda e konsideroi atë ngjarje si një të tillë që na përket edhe neve në Shqipëri, pasi si ligjvënës të Parlamentit shqiptar e kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...