Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është tallur duke pretenduar se forma e fortë e klubit të tij së fundmi ka ardhur pas zbulimit se ai do të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit aktual.
Kampioni spanjoll ka qenë i pamposhtur qysh pasi Luis Enrique zbuloi se do të largohet nga klubi gjatë verës kur kontrata e tij aktuale të skadojë, transmeton portali arbresh.info. Fitorja 3 me 0 ndaj Sevillas i siguroi Barcelonës tri pikë duke vazhduar gjithashtu qëndrimin pas Real Madridit në krye të La Ligas.
“Ne luajtëm në një nivel të lartë. Ne i bllokuat ata në gjysmën e fushës dhe krijuam shumë shanse. Presioni jonë në pjesën e parë ishte spektakolar. Sinqerisht, ishte njëra nga pjesët e tona më të mira”, u tha Enrique gazetarëve.
“Pjesa e dytë? Ishte një lojë ndryshe, por është një gjë normale që mund të ndodh. Keni fituar qysh pas njoftimit se do të largoheni? Ata ndihem më të lehtësuar që po largohem, ata janë duke fluturuar!”
Barcelona është ende në garë për titull në Ligë të Kampionëve dhe ‘Copa del Rey’./arbresh.info
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë