Seria e tretë e orëve të mençura Apple do të lansohet në pjesën e dytë të vitit, ka bërë të ditur një burim industrial nga zinxhiri i furnizimit.
Tash për tash nuk ka detaje lidhur me funksionet e orës së ardhshme të mençur të Apple, por raportet e mëhershme tregojnë se Apple Watch 3 pritet të vijë me performanca të përmirësuara dhe zgjatje më të mirë të baterisë në krahasim me Apple Watch 2.
Apple Watch Series 2 është publikuar në shtator të vitit të kaluar, në ngjarjen në të cilën Apple prezantoi telefonat iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.
Me vetë këtë pritet që edhe Apple Watch 3 të arrijë në të njëjtën ngjarje, në të cilën pritet prezantimi i modelit më të ri iPhone 8.
Sa i përket pamjes, ora e re mund të jetë i ngjashëm me pararendësin.
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...