Skuadrat mysafire kanë mbizotëruar në katër ndeshjet e javës së 24-të në Vala Superligë që u zhvilluan sot.
Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat bindës si mysafire në duel me Ferizajn, me shifrat 4:0. Golat për Feronikelin i shënuan Labinot Osmani (66’, 90’+), Mentor Zhdrella (73’) dhe Blerand Kurtishaj (89’). Fitore me rezultat ka shënuar edhe Prishtina në Gjilan, duke e mposhtur Dritën, me rezultat 3:1.
Shënues i trefishtë për Prishtinën ishte Basid Khalid, që e dërgoi topin në rrjetë në minutat 51’, 55’ dhe 86’, derisa golin e vetëm për Dritën e realizoi Alban Shillova (88’).
Me të njëjtin rezultat 1:3 fitoi edhe Llapi në Mitrovicë në përballje me Trepçën, me golat e shënuar nga Krasniqi, Shaqiri dhe Daku, derisa golin e vetëm për mitrovicasit e realizoi Zabërgja.
Ndërkohë, fitoren me rezultatin më bindës e realizoi Besa, e cila e mposhti Hajvalinë në Kizhnicë, me rezultat 6:1.
Tre gola i shënoi Qemajl Elshani (36’, 85’, 89’), kurse me dy gola kontribuoi Xhevdet Shabani (28’, 41’) dhe me një gol Leart Emini (44’), derisa golin e nderit për Hajvalinë e shënoi Vilson Morina (46’)./Arbresh.info
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...