Briken Calja i dhuron medaljen e bronztë Shqipërisë në stilin e shtytjes në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Split të Kroacisë.
27-vjeçari e mbylli garimin në këtë stil me 175 kg të ngritur në tentativën e dytë, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Në provën e fundit, Çalja tentoi të ngrejë 178 kg, por dështoi në përpjekjen e tij. Në këtë stil, medaljen e artë e fitoi francezi Matam, ndërsa atë të argjendtë e fitoi Robert Joakim, raporton Tch.
Rezultati do të ishte akoma më pozitiv për Briken Caljen nëse ai nuk do të kishte dështuar në stilin e shkëputjes, ku tentoi që në fillim 145 kg, por sportisti shqiptar nuk mundi ta ngrejë këtë peshë në asnjë prej 3 tentativave që kishte në dispizocion, kështu që nuk u klasifikua si në këtë stil, ashtu edhe në dygarësh, duke u bërë i vetmi sportist që nuk e arrin diçka të tillë.
Edhe në dygarësh medalja e artë i shkoi francezit Matam me 320 kg. Në vendin e dytë u rendit rusi Oleg Chen me 319 kg, ndërsa medalja e bronztë i shkoi gjermanit Joakim me 317 kg.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...