Hoffenheim ka shkruar historinë në Bundesliga me fitoren 1 me 0 ndaj liderit në ligë.
Bayern Munichu pësoi disfatën e dytë këtë edicion në ndeshjen si mysafirë të xhiros së 27 ndaj Hoffenheim, që arriti fitoren e parë në historinë e Bundesligas ndaj “Bavarezëve”, shkruan portali arbresh.info.
Portieri Oliveri Baumann është futbollisti me notën më të lartë të ndeshjes. 26-vjeçari, i cili shpëtoi në shumë raste skuadrën e tij, është vlerësuar me notën 8.1.
Lexo më shumë: Ndalet Bayern Munichu, mposhtet nga Hoffenheim (VIDEO)
Autori i golit të vetëm të ndeshjes, Andrej Kramaric, është vlerësuar me notën 7.9. Reprezentuesi kroat shënoi për 1 me 0 në minutën e 21′ të ndeshjes.
Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich është lojtari me notën më dobët (5.8)./arbresh.info

Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...