Autori i dronit me banderolën “AUTOCHTHONOUS” mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014 është arrestuar gjatë natës së sotme në Itali. Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, është ndaluar nga policia e Xhenovës në zonën e malit Faske ku ishte duke fluturuar një dron me telekomandë.
Rregullat e përdorimit të pajisjeve të tilla e ndalojnë aktivitetin gjatë natës dhe në zona të veçanta si mali Faske, ndaj policia i ka sekuestruar Ballistit dronin dhe telekomandën e tij. Pas arrestimit, për 35-vjeçarin shqiptar u mor vendimi i përjashtimit të tij nga territori i komunës së Xhenovës. Ballisti dhe familja e tij jetojnë në Itali në një provincë të Milanos.
Droni bëhet shkak për një arrestim të dytë të tijin, pas atij në Tiranë në tetor të 2015-s. Duke patur parasysh ngjarjet e ndodhura në Beograd, policia shqiptare e arrestoi Ismail Morinën pak ditë para zhvillimit të ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi si një masë për mbarëvajtjen e ndeshjes. Gjatë arrestimit në Tiranë atij iu gjet një pistoletë pa lejë dhe 30 bileta për ndeshjen që do të zhvillohej në “Elbasan Arena”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë