I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar për vdekjen e Naser Makollit.
Ymeri ka thënë se Makolli ishte ndër të fundit që e kishtë parë Astritin të gjallë.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Naser Makolli ishte ndër të fundit që e kishte parë Astritin të gjallë. Dhe ndër të parët që e kishte parë frymën e fundit të tij.
Sot as Naseri nuk është më. Familjes së tij ngushëllime. Edhe Naseri vdiq në burg. Të vërtetën që e kishte parë ai nuk e dijmë. Por a e din prokuroria?
As këtë nuk e dijmë. Sepse as prokurori kurrë nuk tregoi të vërtetën për vdekjen e Astritit. Aq më pak po e heton rastin për ta sjellë drejtësinë në vend. Me këtë pushtet kriminal e të padrejtë, drejtësia po vdes. Sikur të burgosurit. Sikur dëshmitarët.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit