Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se në takimin sotëm mes pozitës dhe opozitës, ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta.
Ai theksoi se demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë.
“Ky është një format i dialogut të partive politike, i cili është prej vitit të kaluar edhe vazhdon në këtë mënyrë. Trajtohen natyrisht temat nëpër të cilat po kalon Kosova, proceset e ndryshme siç janë për shembull dialogu me Serbinë, demarkacioni, e çështje të tilla dhe mund të them që ne i shprehim qëndrimet tona aty. Subjektet politike i shprehin qëndrimet e tyre, të cilat i mbajnë si subjekte politike. Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje për shembull, që e përfaqësova unë sonte është që sa i përket Asociacionit të Komunave serbe, ai duhet të anulohet krejtësisht. Demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e Qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë, duhet të ndërpritet. Dhe zgjedhjet e reja do t’i hapnin rrugë zgjidhjes së krizës politike, nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha Konjufca.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...