Aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngrit dyshime për vdekjen e sotme të paraburgosurit Naser Makolli, i cili ishte shok i dhomës së të ndjerit Astrit Dehari dhe dëshmitari kryesor.
Deri sa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur për vdekjen e të paraburgosurit në burgun e Lipjanit, duke dhënë vetëm inicialet e të ndjerit, aktivistët e Vetëvendosjes ishin ata që kanë njoftuar për identitetin e të ndjerit, i cili është Naser Makolli dhe ishte personi i parë që e pa pandjenja në qelinë e burgut në Prizren Astrit Deharin.
“Sot, më datë 3 prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë në ndihmë’, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit.
Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Por në lidhje me vdekjen e sotme, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngritur dyshime në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e Makollit, i cili ishte dëshmitari kryesor i vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ka ngritur dyshime në lidhje me vdekjen e dëshmitarit të vdekjes së Deharit, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen ministres Dhurata Hoxha.
“Sot, në qendrën e paraburgimit në Lipjan, vdiq, në rrethana ende të pasqaruara, dëshmitari kyç, në rastin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit!
Ministre e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, edhe çfarë tjetër duhet të ndodhë në mënyrë që ju të jepni dorëheqje!”, ka shkruar Haxhiu.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe të Ministrisë së drejtësisë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit