Policia në republikën jugore ruse të Çeçenisë ka arrestuar mbi 100 burra të dyshuar për homoseksualizëm ndërsa mësohet se të paktën tre janë vrarë, shkruajnë mediet atje.
Autoritetet ruse kanë ndërmarrë një kampanjë anti-homoseksualëve, e cila ka ndikuar edhe më në rritjen e numrit të homoseksualëve të persekutuar.
Gazeta Novaya shkruan se lajmi është konfirmuar nga policia çeçene dhe qeveria.
Zëdhënësi i presidentit çeçen, Ramzan Kadyrov mohoi raportin dhe sugjeroi se nuk ka homoseksualë në rajonin me shumicë myslimane.
Ali Karimov tha, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore RIA Novosti, se është “e pamundur që të përndjekin ata që nuk janë në republikë”.
Mr Kadyrov, i cili është mbështetur nga Kremlini, ka qenë i akuzuar gjerësisht për shkelje të të drejtave të njeriut të gjerë.
Ai ka sjellë Islamin në jetën e përditshme Çeçene, duke përfshirë hapjen e asaj që quhet Xhamia më e madhe në Evropë./Arbresh.info
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...