Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim pune Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe Agjendën Evropiane për Reforma.
“Ministrja Ahmetaj e falënderoi ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për procesin integrues në BE, duke filluar nga zbatimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave. Ajo, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian për thellimin e bashkëpunimit me Holandën, duke theksuar mundësitë e shkëmbimeve dhe përkrahjes së Holandës për shoqërinë e Kosovës drejt integrimit Evropian”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, falënderoi Ministren Ahmetaj për pritjen, duke theksuar angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ambasadorja Willems, po ashtu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Holandës posaqërisht për procesin e Integrimit Evropian dhe Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë, si prioritete kyçe për Holandën.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...