Klubi gjerman Freiburg ka nënshkruar me mesfushorin shqiptar Amir Abrashi.
25-vjeçari u transferua nga Grasshoppersi ku kishte zhvilluar 155 ndeshje dhe kishte 11 gola.
“Djaloshi kosovar ka debutuar më 14 gusht të 2013-ës për Shqipërinë. Aty ai ka 13 paraqitje deri tani”, shkruhet në uebfaqen zyrtare të klubit për Abrashin.
“Ai është lojtar që mund të vrapojë shumë dhe ka aftësi të mbajë topin. Është i freskët dhe kjo do na bëjë mirë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Klemens Hart Bach.
“E kam përcjellë Freiburgun që disa vjet. Jam i impresionuar me lojën. Jam i lumtur që mund të jem pjesë e këtij klubi. Jam i bindur se mund të zhvillohem këtu dhe të jap më të mirën që të kem sukses”, ka thënë Abrashi për uefbaqen e klubit.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten