Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot përmes një konference të jashtëzakonshme për media se në një aksion të saj ka arritur të kap rreth 160 kilogram marihuanë.
Sipas Policisë, kjo sasi e drogës ishte nisur për tu transportuar drejt vendeve të BE-së, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara me Strategjinë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi ka realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë. Vetëm në tri raste të ndara gjatë kësaj jave njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë konfiskuar 151 kg e 434 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.
Përveq rastit të publikuar të datës 28.03.2017, ku janë konfiskuar 62 kg e 465 g marihuanë, dje me datë 30.03.2017, janë zhvilluar operacionet “Bari” dhe “Rikthimi”, thuhet në njoftimin e Policisë/Arbresh.info.

Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad