Atletico Madridi ka konfirmuar se Kevin Gameiro, Nicolas Gaitan dhe Miguel Angel Moya kanë pësuar të tre lëndime.
“Los Rojiblancos” udhëtojnë te Malaga të shtunën, por sulmuesi Gameiro dhe portieri Moya kanë probleme me kofshë të këmbës, ndërsa Gaitan ka artritin në shputën e këmbës së tij duke lënë skuadrën e Diego Simeones me vetëm 16 lojtarë në dispozicion për skuadrën startuese, transmeton portali arbresh.info.
“Një skanim MRI është kryer te Moya të enjten pas lëndimit që pësoi në stërvitje të mërkurën e kaluar”, njofton Atletico në një deklaratë.
“Rezultati mjekësor shfaqi që portieri jonë pësoi një lëndim muskulor në kofshën e majtë. Mesfushori argjentinas Nico Gaitan vuan nga artriti në këmbën e tij të majtë, ndërsa Kevin Gameiro ka ardhur me probleme nga ndeshja miqësore e zhvilluar në Paris me skuadrën kombëtare ndërmjet Francës dhe Spanjës”
“Sulmuesi jonë është duke pasur probleme me kofshë në këmbë”, shkruan gjiganti spanjoll./arbresh.info
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...