Paul Pogba raportohet se është duke u përpjekur për të bindur sulmuesin Antoine Griezmann të transferohet në Angli.
Ylli i Francës u rikthye në Manchester United pas marrëveshjes për transferim nga Juventusi që theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info. Që nga atëherë, edhe bashkëkombësi i tij është gjithashtu në krye të listës së shënjestrave të Jose Mourinhos.
Griezmann ka lënë të kuptohet se preferon qëndrimin në Atletico Madrid këtë verë duke thënë se është duke i pëlqyer mënyra e jetesës në kryeqytetin spanjoll. Por, moti i papërshtatshëm në Spanjë ka ngjallur dyshime se Griezmann mund të transferohet në Manchester. ‘Daily Telegraph’ raporton se Pogba i ka shkruar atij duke e informuar se gjendja në Angli nuk është aq keq.
Megjithatë, askush nuk mund të garantoj transferimin e tij në Premierë Ligë. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone thuhet të jetë një tjetër faktor kyç rreth kësaj procedure.
Dyshja kanë një lidhje të ngushtë dhe të dy thuhet se kanë zgjedhur qëndrimin këtë verë në Spanjë./arbresh.info
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...