Sëmundje e quan iniciativën e presidentit Thaçi për inicimin e Projektligjit për formimin e ushtrisë, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.
“Sëmundje për ta marrë bajrakun”, thotë Limaj. Ai në Rubikon të KTV-së madje e quan këtë “sëmundje të pashërueshme të presidentit Thaçi”.
“Flakaresh më të madhe institucionale s’ka”, thotë Limaj.
Sipas Limajt, Thaçi do të duhej ta bisedonte me kryeministrin e kryetarin e Kuvendit në vend se ta bisedonte fillimisht me palën serbe.
Limaj vlerëson se njëri do të duhej të jepte dorëheqje, kjo sepse e konsideron si atak institucional.
“Po të ndodhte kjo në një vend tjetër, po të ndodhte në Kroaci që presidenti i vendit ta thërriste fillimisht kryeministrin në Serbi, imagjinoni se çfarë do të ndodhte”, ka thënë Limaj.
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami