Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka hedhur serish poshtë të enjten përfshirjen e vendit të tij në kampanjën zgjedhore në SHBA, duke cituar ish-presidentin amerikan Ronald Regan.
“Regan gjatë një diskutimi për tatimin kishte thënë – Më lexoni buzët: Jo!”, ka thënë Putin, duke u përgjigjur ndaj kërkesës së moderatorit të seancës plenare në Samitin Arktik që të sqarojë nëse Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.
Çdo gjë tjetër, ka shtuar ai, është gënjeshtër, fabrikim dhe provokim në marrëdhëniet me Rusinë, transmeton TASS. Po ashtu, ka thënë se disa forca në SHBA luajnë në kartën ruse, për të fuqizuar pozitën politike dhe për të arritur qëllimet e tyre.
“Gënjeshtrat, lajmet e rrejshme dhe provokimet kur bëhet fjalë për Rusinë po përdoren në luftën politike vendore amerikane”, ka thënë Putin.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...