HTC ka nisur vitin 2017 me disa telefona të ri, por po ashtu kemi pasur edhe raportime të shumta muajve të kaluar të cilat flasin se na pret edhe ardhja e modelit flagship të kompanisë nga Tajvani.
Detajet për telefonin, i cili ende nuk është paraqitur ende po paraqiten. Kësaj radhe ai është vërejtur në faqen AnTuTu benchmark me procesorin më të ri Qualcomm Snapdragon 835. Rezultatet nga kjo faqe na tregojnë se telefoni do të ketë procesor Snapdragon 835 me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.
Po ashtu, është zbuluar se telefoni do të ketë kamerë prej 16 MP, ekran Quad HD, si dhe sistem operativ Android 7.1.1 Nougat. Pritet që telefoni të quhet HTC U, transmeton KosovaPress.
Tash për tash, kompania nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë pajisje.
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...