Jose Mourinho ka hedhur poshtë raportet se Manchester United është duke kërkuar transferimin e brazilianit Neymar.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur me transferimin e yllit të Barcelonës gjatë kohës së fundit dhe mediat spanjolle raportonin madje se klubi në Premierë Ligë është shprehur i gatshëm të paguaj 173 milionë funta klauzolë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë gjithmonë do të përpiqem të jem objektiv dhe pragmatik me klubet dhe me atë kërkojë ndaj tyre se çfarë mund të më dhurojnë”, tha Mourinho në një intervistë për ‘ESPN Brazil’.
“Neymar është absurd. Një klub si Barcelona nuk mund të humbas Neymarin”
“Megjithëse Lionel Messi nuk është një lojtar i ri, pasi tashmë ka 30 vjeç, Neymar do të jetë lojtari më i mirë i Barcelonës pas tij”
“Mendoj se përpjekjet për të nënshkruar me një lojtar si ai është e pamundur”
25-vjeçari është gjithashtu në radarin e rivalit anglez të Manchester United – Chelseas./arbresh.info
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë