
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 26: Zlatan Ibrahimovic of Manchester United during the EFL Cup Final match between Manchester United and Southampton at Wembley Stadium on February 26, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)
Pas një interesim të madh nga një numër i madh klubesh për të nënshkruar me të, sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se është në bisedime me klubin rreth qëndrimit në ‘Old Trafford’.
Zlatan u transferua te klubi në Premierë Ligë falas nga Paris Saint Germain verën e kaluar dhe ka qenë një sensacion në klub, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht dyshimeve se është shumë i vjetër për Premierë Ligë, Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon dhe arritur të fus topin në rrjetë 12 herë brenda të gjitha kompeticioneve.
Pas golit në finalen e ‘EFL Cup’ muajin e kaluar, trajneri Jose Mourinho ka deklaruar se do të dëshironte qëndrimin e sulmuesit suedez në klub.
Ibrahimovic ka qenë i qetë në këtë situatë pavarësisht interesimit të shprehur nga shumë klube, përfshirë skuadrën në MLS – La Galaxy.
Sidoqoftë, Ibrahimovic ka konfirmuar tani se është në negociata me “Djajtë e Kuq” rreth vazhdimit të kontratës./arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron