Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës vizitoi Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Nëpërmjet facebook-ut, ai tregoi se për të ishte shumë mbresëlënëse pjesëmarrja e një numri aq të madh të shtëpive botuese dhe titujve të rinj në të gjitha fushat e dijes, artit dhe kulturës.
“Krijimtaria artistike dhe intelektuale gjithmonë ka qenë një tipar i dalluar i kulturës sonë kombëtare. Këtë fuqi krijuese, sot, duhet ta kthejmë në faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik dhe demokratik të vendit tonë”, shkruan Veseli.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën