Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, republikani Pol Rajan ka thënë të martën se deputetët e Partisë Republikane do të vazhdojnë të punojnë në reformimin e sistemit shëndetësor, pavarësisht humbjes së rëndë në lidhje me këtë çështje javën e kaluar.
Ai megjithatë nuk ka dhënë detaje dhe afate kohore, dhe as sa i përket asaj se si do të tejkalohen ndarjet ndërmjet republikanëve për zëvendësimin e sistemit, të cilin e vendosi ish-presidenti Barack Obama, transmeton AP.
Për shkak të mungesës së mbështetjes në Dhomën Përfaqësuese, pavarësisht presionit të presidentit Donald Trump, Rajan të premten tërhoqi propozimin nga votimi.
Shumica e republikanëve nuk dëshirojnë heqjen e plotë të Obamacare, para se të bëhet gati sistemi i ri./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë