Stadiumi i klubit kinez Shangai Shenhua është përfshirë nga zjarri por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërkohë që as tribunat e as fusha e lojës nuk janë dëmtuar, pasi sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, flakët kanë prekur vetëm pjesët anësore të impiantit.
Media vendase i shfaqi planet e incidentit, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikëset. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe se po hetohet ende në lidhje me këtë incident. Stadiumi “Hongkou” ka kapacitet prej 35 mijë vendesh dhe u ndërtua në vitin 1999.
Klubi i njohur kinez ka investuar gati 200 milion euro në sjelljen e përforcimeve, mes tyre edhe yllin argjentinas Tevez.
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë
Tetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit
Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqi...
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...