Një person i pajetë është gjetur nga Patrulla e Kufirit në bregdetin e Durrësit, në zonën e njohur si Bishtë-Pallë.
Raportohet se kufoma është e seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç,i cili nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët , atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes, por raporton se nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, raporton TCH.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona