Në orët e pasditës së djeshme në Aleancën Kosova e Re, kanë aderuar 50 të rinj të cilët janë pritur nga Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.
Duke ju uruar mirëseardhje të aderuarve të rinj, Pacolli vlerësoi se Aleanca Kosova e Re është partia e cila ju ofron të rinjve mundësinë e realizimit të synimeve të tyre për të ardhmen.
“Aleanca Kosova e Re është e angazhuar që të krijojë kushte pune për qytetarët e Kosovës e sidomos për të rinjtë. E gjithë kjo do të behet përmes zhvillimit ekonomik, duke i dhënë kështu mundësinë secilit që të punojë”, ka thënë i pari i AKR-së.
Pacolli ka shtuar se AKR është subjekt politik, i cili ndër prioritetet e veta ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjve në Kosovë.
Lideri i AKR-së më tej ka shtuar se partia të cilën ai e udhëheqë, është e hapur për të gjithë ata të cilët duan ta shohin një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht si dhe të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës