Mijëra protestues u mblodhën në Londër për të protestuar planet e Britanisë për largimin nga BE-ja.
Në marshin “Bashkimi për Europë” protestuesit mbanin flamuj të BE-së, pak ditë përpara se vendi të nisë daljen zyrtare nga blloku.
Britanikja kundër Brexit, Laura Hussey, bëri thirrje për tolerancë dhe unitet.
“Sot po marshojmë për tolerancë dhe unitet. Marshimi i sotëm ka të bëjë me bashkëpunimin e të gjithëve për çështjet e mëdha si terrorizmi. ”
Kryeministrja Theresa May planifikon të aktivizojë nenin 50 të mërkurën, duke thënë se procesi ka nisur.
Kjo erdhi 9 muaj pasi vendi votoi në një referendum për daljen nga BE-ja, dhe negociatat zyrtare për Brexit do të zgjasin së paku dy vjet.
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”