Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, shkrimtari dhe profesori i mendimit pozitiv, Daut Demaku, bëri hapjen e Panairit të 17-të të librit “Prishtina 2015”, që do të mbahet nga data 2 deri me 7 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, e organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Hapjen e Panairit të 17-të, e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se po hapim festën më të madhe të librit në Prishtinë.
“Duke vlerësuar lartë punën e organizatorëve mund të themi se ky aktivitet i madh kulturor, vit pas viti po shënon rritje të vazhdueshme duke sjellur për lexuesin tonë libra të ri, por edhe libra të traditës dhe të gjitha fushave artistike letrare dhe shkencore”, transmeton arbresh.info.
Ai pos tjerash tha se Qeveria e Kosovës do të ketë një kujdes të posaçëm për librin, nëpërmjet politikave tona kulturore.
“Do të shtohet financimi i botimit të librit, do të krijojmë lehtësira ligjore për qarkullimin e tij, do të shtojmë kujdesin e shpërndarjes së librit nëpër bibliotekat e Kosovës duke krijuar mundësinë e qasjes më të lehtë tek libri”, shtoi më tej Mustafa.
Ndërsa, Demaku në emër të shoqatës së botuesve të Kosovës iu ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë të pranishmeve në edicionin e 17-te Panairit të Librit, ku theksoi se në këtë panair do të prezantohen mbi 1000 tituj te botimeve të reja.
“Libri i ka dy shtylla qe e mbajnë, shtylla e parë janë lexuesit dhe shtylla e dytë janë institucionet. Këtu sot në hapjen e këtij panairi janë ata që me të vërtetë na kanë ndihmuar dhe përkrahur vazhdimisht “ tha Demaku.
Në hapjen e panairit mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, e cila tha se ky vit është viti i dytë i bashkëpunimit kulturor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se tashme ky bashkëpunim ka ecur me hapa të sigurt.
“Ne duhet të punojmë shumë për ta krijuar një hapësirë të përbashkët qarkullimi, për lexues e publik të përbashkët “, tha Kumbaro Furxhi.
Në Panair, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit e 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë si studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës./M.Avdimetaj/ arbresh.info/
Burgim të përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmo...
Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati...
Eurodeputeti holandez pas heqjes së masave ndaj Kosovës: Të ...
Kurti në Obiliq: Me qeverisjen e re ka nisur ndalimi i trash...
Betohet mes tensionesh e flakadanësh Avokati i Popullit, End...
Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezant...