Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.
Ai i bëri komentet me rastin e 18 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës perëndimore për frenimin e goditjes ushtarake serbe në Kosovë.
Vuçiç foli në një urë hekurudhore në jug të Serbisë, ku raketat e NATO-s goditën një tren udhëtarësh dhe ku u vranë të paktën 28 persona.
Në Serbi, ndjenjat kundër NATO vazhdojnë të jenë të forta që nga bombardimi 78-ditor i Aleancës në vitin 1999, për të ndalur fushatën e përgjakshme të forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord të ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme antiajrore.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray