Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nuk ka dashur të prononcohet rreth hetimeve që po bëhen ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për përfshirjen e tij direkte në dallaveret me lejen për kyçje të kompanisë “Al Petrol”.
Sipas dokumenteve të siguruara nga “Arbresh. info”, Zharku ka bërë shkelje duke i lëshuar një herë leje kompanisë “Al Petrol”, në rrugën nacionale në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë, e që pastaj duke ia revokuar, me qëllim të përfitimit, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.
I kontaktuar nga Arbresh.info, ministri Zharku i mllefosur, raportimin për hetimin e tij për këtë rast e ka quajtur sulm ndaj tij.
“Pash zotin mos bën hajgare. Çka të doni shkruani, por nuk është e drejtë. Nuk po di ku po ju dhemb që po lyheni me mu. Për cilin rast me të fol? Po çfarë prokurorie…. 200 letra si ato që i keni publiku janë në ministri. Sen s’du me fol për këtë rast. Mos fol palidhje. Çka të duash shkruaj”, ishte përgjigja e Zharkut.
“Arbresh. info” ka provuar të kontaktoj edhe me pronarin e “Al Petrol”, Latif Kryeziun, por kontakti me të ka qenë i pamundur pasi që sipas zyrtarëve të kësaj kompanie ai gjendet në një udhëtim jashtë vendit.
Ndryshe, Arbresh.info ka raportuar se ministri Zharku po hetohet nga organet e hetuesisë lidhur me përfshirjen e tij direkte në dallavere me leje për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën nacionale në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë./Arbresh.info/
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...