Kompania Apple ka hedhur poshtë pohimet e grupit të hakerave, i cili ka bërë të ditur se ka arritur të ketë qasje në qindra miliona të llogarive iCloud, transmeton KosovaPress.
Në deklaratën e Apple, thuhet se asnjë nga sistemet e kompanisë, përfshirë iCloud dhe Apple ID – nuk është thyer dhe se lista me email-at dhe fjalëkalimet e hakuar ajanë nga serviset e mëhershme të kompromentuara. Grupi Turkish Crime Family, ka konfirmuar se ka vjedhur detajet e mbi 300 milionë llogarive iCloud, në mënyrë që të fitojnë para nga kompania Apple.
Grupi, sipas pohimeve, ka kërkuar 75.000 dollarë në Bitcoin ose Ethereum, ose 100.000 dollarë në kartelat e dhuratave iTunes, deri më 7 prill. Nëse Apple nuk përmbush kërkesat, grupi ka kërcënuar se do të resetojë nga largësia llogaritë iCloud dhe do të shlyejë të gjitha të dhënat nga pajisjet e Apple.
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...