Rreth 20 mijë njerëz janë evakuuar pas një serie shpërthimesh në një depo të armëve në lindje të Ukrainës, që është përshkruar nga zyrtarët si sabotim.
Baza në Balakliya në afërsi të Kharkiv është rreth 100 kilometra nga vendi ku po zhvillohen luftime kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, transmeton portali arbresh.info.
Deponia është përdorur për të ruajtur mijëra tonë municione, duke përfshirë raketa dhe armë artilerie.
Ekipet e shpëtimit janë duke mbikëqyrur një përpjekje të madhe evakuimi për njerëzit që jetojnë në qytet dhe në fshatrat përreth.
Sipërfaqja e përgjithshme e deponisë përfshin më shumë se 350 hektarë, thotë ushtria.
Municione nga depo janë përdorur për të furnizuar njësitë ushtarake në zonën e konfliktit, thonë raportet.
Kishte edhe më parë përpjekje për t’ia vënë zjarrin këtij objekti në dhjetor të vitit 2015./Arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...