Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me senatoren nga Iowa, Joni Ernst.Gjatë takimit, siç bën të ditur kryediplomati kosovar në një postim në llogarinë e tij në Facebook ata kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së ligjvënësve amerikan për Kosovën.
“Me Iowan i konfirmuam lidhjet speciale që i kemi”, ka shkruar ai.Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj me rastin e kësaj vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë