Ligji për Obiliqin, i miratuar në fund të vitit të kaluar në Kuvend, ende nuk ka hyrë në funksion, dhe për t’u implementuar ky ligj duhet të rregullohet dhe çështja e tantiemës për financat publike.
Për këtë, deputeti i PDK-së, Shaip Muja, tha se Ligji për Obiliqin duhet të kthehet në rivotim.
“Duhet të vij edhe një herë në rivotim ligji për Obiliqin, kështu që do të rivotohet dhe shpresoj që duhet të kalojë dhe të merren mandej edhe detyrat dhe të përfitoj komuniteti prej tantiemës”, deklaroi sot deputeti Muja në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, raporton KP.
Komisioni në mbledhjen e tij ka nxjerrë edhe shtatë rekomandime për Qeverinë e Kosovës lidhur me zhvendosjen e banorëve të Hades.
Po ashtu në lidhje me këtë problematikë të këtyre banorëve do të mbahet edhe një debat parlamentar, si pikë e veçantë.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri