Presidenti Bujar Nishani shpjegoi arsyet përse nuk dha dorëheqjen përpara vendimit që mori në lidhje me dekretimin e Xhafajt.
Gjatë intervistës “5 Pyetje nga Babaramo” në “Report TV”, Nishani theksoi se nëse jep dorëheqjen, do të thotë se nuk është i aftë dhe i zoti të kryej detyrën kushtetuese, pikërisht atë që bëri.
“Unë i mirëkuptoj reagimet e ndryshime. Disa i mirëkuptoj, disa më çudisin. Unë jam në zyrën e Presidentit të Republikës si një institucion që qëndron jashtë reagimeve të partive politike. Nuk jam në zyrën e Presidentit të Republikës për të reflektuar emocionet që vijnë nga partitë politike. E mirëkuptoj emocionin që vjen nga përfaqësues të opozitës sepse e lidhin pikërisht me të shkuarën e kandidatit për ministër, me aktivitetin e tij në Parlament, me qëndrimet politike që ka mbajtur në raport me opozitën, pra, të gjithë këtë qasje të qetarëve që janë në opozitë me qeverinë e mirëkuptoj”– shpjegon Nishani.
Sipas tij, ajo që e çudit është fakti që njerëz pranë qeverisë janë të mërzitur me dekretimin e ministrit të Brendshëm.
“Megjithatë, ndoshta koha në vazhdimësi do ta tregojë se pse janë mërzitur kaq shumë këta njerëz pranë qeverisë”– tha Nishani.
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur