Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me demonstruesit e maskuar në Paris.
Mijëra protestues kanë marshuar kundër ‘dhunës policore’, pasi këta të fundit kishin goditur një të ri me ngjyrë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi i 22-vjeçarit, i identifikuar vetëm si Theo, ka nxjerrë në pah disa nga metodat brutale të policisë në Francë dhe ka shkaktuar trazira në rrethin e Parisit.

Policia tha se rreth 7,000 deri në 7,500 njerëz u bashkuan marshimit në Place de la Republique në Parisin qëndror, duke brohoritur se ‘këtu nuk ka drejtësi, nuk ka paqe’.
Zyrtatët kanë theksuar se policia është detyruar të reagojë me përdorimin e gazit lotsjellës, pasi protestuesit kishin filluar të hedhinin bombola me gaz në drejtim të tyre.
Sipas autoriteteve, dy policë janë plagosur, ndërsa tre persona janë arrestuar./Arbresh.info
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...