Trajneri i “Los Blancos” e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren e xhiros së 28 në La Liga që ata siguruan këtë të shtunë.
Skuadra e Zinedine Zidanes regjistroi fitore me rezultat 1 me 2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Mames” kundër Athletic Bilbaos, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte një fitore e rëndësishme, ne jemi ende duke vazhduar mirë. Ne jemi në krye, por kjo nuk do të thotë asgjë”, tha trajneri francez pas ndeshjes.
Real Madridi qëndron në krye me 65 pikë, pesë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar./arbresh.info
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare