Australiani Nick Kyrgios, i sëmurë, është deklaruar i padisponueshem për ndeshjen përballë zviceranit Roger Federer për çerekfinalet e Masters 1000 në Indian Wells.
“Shumë i sëmurë, fatkeqësisht jam i pamundur për të luajtur sot”, bëri të ditur në Twitter lojtari i 16-të në klasifikimin botëror, i cili eliminoi në turin paraardhës N.2 botëror, Novak Djokovic.“Pas një natë të vështirë, e shoh se nuk kam mundësi për t’u rikuperuar që të luaj më një lojtar të kalibrit te Federer në 100% të formës sime”, theksoi Kyrgios.
Në fillim të marsit ai mundi Djokovic në çerekfinalet në Acapulco (Meksike). Që nga ardhja në Indian Ëells, ai i fitoi të tre ndeshjet e para pa humbur asnjë set.Federer, fitues i Australian Open 2017, ka fituar katër herë në Indian Wells. Ai do të luajë në turin tjetër me amerikanin Jask Sock (N.18), i cili mundi japonezin Kei Nishikori (N.5) 6-3, 2-6, 6-2.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...