Loreta nxënëse e klasës së dytë, për ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishte zgjedhur vjershën “Gjuha Jonë” për të recituar në kampanjën që ka organizuar sot Komuna e Prishtinës “Prishtina Lexon 2015”.
Kështu si Loreta kishte shumë fëmijë të moshave të ndryshme që me entuziazëm të madh u mblodhën sot në sheshet e kryeqytetit për të marrë pjesë në aktivitetet të shumta.
Fjolla Jashari, njëra ndër koordinatoret e kësaj kampanje tha se ka qenë një organizim i mirë dhe se sipas saj, është mirë që është organizuar kjo kampanjë për ti afruar fëmijët më shumë me librin.
“Organizimi ka shkuar shumë mirë edhe pse disa nga aktorët kanë munguar të cilët kanë pasur për të lexuar, por prapë ia kemi arritur qëllimin e kësaj kampanje ”, tha Jashari.

Ndërsa Adrian Uka, nxënës i klasës së 7, ndryshe nga Loreta, nuk kishte dëshirë që të recitonte mirëpo dëshira e tij ishte të jetë çdo ditë si një qershori.
E për t’iu lexuar libra fëmijëve, gjithashtu kishin dalë edhe figura të njohura publike, si i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, aktori, Fatmir Spahiju, këngëtari Shpat Deda e shumë personalitet nga fusha e artit.

Kështu 1 qershori, “ Dita Botërore e Fëmijëve” u përcoll me aktivitete të shumta ku fëmijët në mbarë Kosovën kanë festuar në mënyra të ndryshme./M.Avdimetaj/arbesh.info/
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...