Kanë përfunduar tri ndeshjet e para në Ligën e Evropës dhe janë mësuar çerekfinalistët e parë.
Gjiganti turk, Besiktas ka arritur të triumfojë përballë grekëve të Olympiakos në ndeshjen e dytë me rezultat 4-1 duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:2.
Kualifikim ka siguruar edhe Genku i Belgjikës pasi ka eliminuar Gentin me rezultat të përgjithshëm 6:3.
Ndërkohë skuadra spanjolle Celta Vigo ka triumfuar edhe në Rusi në ndeshjen e dytë.
Spanjollët triumfuan ndeshjen e parë ndaj Krasnodarit 2:1, ndërsa në të dytën 0:2 për të kaluar tutje.
Rezultatet
Besiktas – Olympiakos 4-1 (5-2)*
Genk – Gent 1-1 (6-3)
Krasnodar – Celta Vigo 0-2 (1-4)
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...